6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Kori Siparantum fiton çmim në Olimpiadën e koreve botërore “World Choir Games 2021”

Kori nga Kosova Siparantum, ka shënuar suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare.

Ata kanë bërë histori duke u shpallur fitues në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”.

Siparantum është shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition-Musica Contemporanea”.

“Sonte jemi të lumtur si kurrë më parë. Kori Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition – Musica Contemporanea. Kështu kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021. Çfarë emocione, puna u shpërblye. Urime Kosovë”, kanë shkruar në një status faqja zyrtare në Facebook e Korit Siparantum.

Kjo është hera e parë në historinë e muzikës korale që Kosova merr pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, “World Choir Games 2021”.

Ndërsa, kujtojmë që javë më parë kori Siparantum fitoi “Pllakën e Artë” në festivalin internacional të koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci.

https://www.facebook.com/watch/?v=852671028745570

Latest news
Related news