26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Konstituohet Komiteti për negociata dhe ekipi negociues për Korridorin 8 dhe 10

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria në seancën e sotme të 127-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për konstituimin e Komitetit për negociata dhe ekipin negociator për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (Aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe Korridorin 10 (Aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Anëtarë të Komitetit për negociata janë caktuar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministrat për Luftë Kundër Korrupsionit dhe i Çështjeve Ekonomike, Lupço Nikollovski dhe Fatmir Bytyqi, ministrat e Financave, të Mjedisit Jetësor, Punës dhe Politikës Sociale, Ekonomisë, Transportit dhe Lidhjeve, Fatmir Bytyqi, Naser Nuredini, Jagoda Shahpaska, Kreshnik Bekteshi, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

“Si konkluzion të veçantë për këtë pikë, Qeveria vendosi të shtrojë shkresë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesë që anëtar i këtij komiteti të nominohet edhe një përfaqësues i partisë më të madhe në opozitë”, informojnë nga Qeveria.

Në seancën e sotme të 127-të u miratua Informacioni për aktivitetet përgatitore për fazën e dytë të dialogut konkurrues për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror dhe e miratoi marrëveshjen për dhënien e kontratës për këtë projekt strategjik për gazifikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtojnë nga Qeveria.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img