6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Konferencë “Përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kontekst të planit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit”

Shkup, 17 shtator – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në bashkëpunim me Asociacionin për nisma demokratike (ADI), sot  organizon konferencë përfundimtare të quajtur “Përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kontekst të planit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit”.

Konferenca përfundimtare e aktivitetit e cila zbatohet  në suaza të projektit “Monitoring dhe përmirësim të kapaciteteve të institucioneve në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, përmes IPA 2, 2014 skema e granteve “Përforcimi i ndikimit të shoqërisë qytetare për reforma efektive në sektorin juridik”.

Qëllimi i projektit është kontributi në përmirësimin e punës së institucioneve me mandat për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa sërish qëllimet e projekteve specifike janë: të përmirësohet transparenca e PSP-së, Prokurorisë Themelore  Publike  për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, (KSHPK), të vlerësohet efikasiteti  i Gjykatës Themelore  Shkup 1, Shkup në vendosjen e lëndëve lidhur me  krimin e organizuar dhe korrupsionin:  si dhe të rritet besimi i opinionit në institucionet të cilat kanë mandat për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qëllimi i kësaj konference, kumtuan nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, është të promovohen aktivitetet dhe rezultatet e arritura me implementimin e projektit “Monitoringu dhe përmirësimi i kapacitetit të institucioneve në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, si dhe të inicohet diskutimi për përparimin në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe korrupsionin në kontekst të planit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit.

Marketing
Related news