7.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Komuna Saraj me njoftim të rëndësishëm për banorët

Saraj/Shkup, 18 shtator – Komuna e Sarajit dhe inspektorët për mjedis jetësorë të Qytetit të Shkupit apelojnë deri te qytetarët e pandërgjegjshëm që të mos ndezin zjarr, mos ti djegin mbeturinat me prejardhje bimore, persona të pa ndërgjegjshëm bëjnë ndotjen e ajrit dhe kështu kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve e cila edhe ashtu është rënduar përshkak pandemisë së kovid-19-ës.

Sipas tyre, Inspektorati pa ndërprerë 24 orë në gjithë territorin e komunës do të qarkulloje dhe do të meren masa përkatëse, kujdes situatën do ta përcjellin edhe me dron nga hapësira ajrore.

“I njoftojmë qytetarët që mbeturinat le ti grumbullojnë skaj rrugës se në mënyrë të organizuar mbeturinat do të mblidhen nga komuna.

Qytetarët të cilët do të hedhin mbeturina, ndezin zjare ose do të shkaktojnë ndotje të natyrave të ndryshme ndaj mjedisit jetësorë do të dënohen sipas ligjit përkatës.

Synojmë të kemi ambient të pastër, për ajrë të pastër kemi nevojë të gjithë.

Largoi mbeturinat, kujdes nga zjarret, ruaje gjelbërimin, jeto shëndetshëm.”-thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Sarajit”., thuhet një apelin.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img