Vrapçisht, 24 shtator – Komuna e Vrapçishtit bëhet me qendër për zjarrfikës. Lajm i shumëpritur për banorët e Komunës së Vrapçishtit. Komuna e Vrapçishtit si projekt-lider ka fituar projekt nga bashkëpunimi ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri (IPA fonde).
Projekti ka të bëjë me krijimin e qendrës së zjarrfikësve me vlerë totale prej 400.000 euro.
Ky projekt do të bëj të mundur që Komuna të ketë ekipin e vet të zjarrfikësve dhe do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të kësaj Komune, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani.