21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Komuna e Prishtinës ndihmon financiarisht familjet në nevojë dhe personat me nevoja të veçanta

Dren Kukaj, Drejtor i Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë 458 familje në nevojë me nga 100 Euro, si dhe 380 persona me nevoja të veçanta me nga 120 Euro, njofton Klankosova.tv.

“Ndjehem i obliguar të falënderoj shumë Monën, Blerimin, Sebin dhe Hetemin nga komisioni i punës që tash e gjatë gjithë vitit kanë punuar pareshtur në trajtimin e secilës kërkesë që është paraqitë në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale”, ka shkruar Kukaj në Facebook.

“Ditëve në vijim do të ofrojmë ndihmë direkte edhe për kategori tjera që tashmë kanë paraqitur kërkesat e tyre për ndihmë”, shtoi ai.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img