2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Koment / Me kandidimin e kumbarës së Tarçullovskit, Mickovski qëllimisht provokon shqiptarët e Lubotenit ?!

Shkruan, Bexhet Musliu

Kanë kaluar 20 vite nga masakra e Lubotenit, mirëpo dhimbja ende është e madhe. Dhe ende pa u shuat dhimbje, në komunën e Butelit ku bie edhr fshati Luboten, VMRO-DPMNE ka dalë me kandidat Darko Kostovskin, kumbarë i Johan Tarçullovskit, i dënuar nga Tribunali i Hagës si autor i masakrës.

Me kandidimin e tij Mickovski ka rikthyer dhimbjen e lubotenasve. A e ka bërë këtë nga naiviteti, apo me qëllim për të provokuar lubotenasit, e din më së miri vetë Mickovski. Mirëpo ajo që ne e dimë është se kur provokohet dhimbja e Lubotenit, provokohen gjithë shqiptarët e Butelit dhe Maqedonisë.

Pas 20 viteve të kaluara nga konflikti, ndoshta ka ardhur koha për fillim të ri në Maqedoninë e Veriut.

Problem në këtë rast është se kandidati i VMRO-DPMNE-së nuk është penduar për të kaluarën. Para disa ditëve u publikuan incizime sipas të cilave Kostovski ka qenë njeriu që ka udhëhequr turmën në protesta duke brohoritur thirrje antishqiptare siç janë frazat e tyre të njohura mirë tashmë “le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe “Maqedoni e pastër etnike”.

Pse Mickovski sot e kësaj dite nuk kërkon nga Kostovski ti largojë nga profili fotografitë me kumbarin e tij, Johan Tarçullovski. Nuk është koha tani për ti provokuat shqiptarët e Butelit, por është koha për të reflektuat pozitivitet. Me fotografi të Tarçullovskit, nuk reflektohet pozitivitet, sepse atë nuk e kanë dënuar gjykatat e vendit, por e ka dënuar Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve. Kunbara i tij duhet të dalë publikisht të kerkon falje, e ndoshta shqiptarët ja falin dhe i japin ndonjë votë.

Pasi që votat e shqiptarëve janë përcaktuese në këtë komunë ende janë aktuale dilemat se si mundet që VMRO të kërkojë votën e tyre me një kandidat të tillë?

Kurse pyetja se cili shqiptar mund ta votojë me dorën e tij kumbarën e Tarçullovskit është pyetje e cila do të marë përgjigje të fuqishme nga shqiptarët e Butelit me datë 17 tetor.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img