29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Kiracovski: Prita dorëheqje nga gjithë udhëheqësia e LSDM-së, jo vetëm nga Zaev

Shkup, 4 nëntor – Ish deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, sot në një deklaratë në emisionin “Utrinski Brifing” ka deklaruar se problemet brenda LSDM-së nuk janë që tani por kanë filluar tanimë për një vit më herët, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, në vend se socialdemokratët e vërtetë të cilët një kohë të gjatë kanë luftuar kundër regjimit, një pjesë të hapësirës e kanë uzurpuar shërbimet e regjimit apo personazhe të cilët nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me luftën e tyre.

“Gjithsesi partia duhet të jetë e hapur për personazhe të reja të cilët duan të kontribojnë, por kjo duhet të bazohet në principielitet”, tha ai.

Kiracovski shtoi se lideri nuk bëhet brenda një nate, por liderizmi është një proces përmes së cilës një person duhet të kalojë, e më pas të posedojë karakter, vizion, guxim dhe mençuri.

“Personalisht prita dorëheqje nga gjithë udhëheqësia e LSDM-së, së pari si shenjë solidariteti ndaj liderit, ndoshta edhe më gjerë”, shtoi Kiracovski.

Sipas Kiracovskit, fajtor për mos suksesin e LSDM-së nuk është vetëm Zaev por gjithë udhëheqësia.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img