10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Kiosk i ri digjital për pagesën e faturave të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup

Shkup, 24 nëntor – Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup vendosi kiosk digjital për pagesën e shpejtë pa provizion të faturave për shërbimet e ndërmarrjes në Ist Gejt Moll.

Ky është lokacioni i katërt në Shkup, pas atyre në drejtorinë e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Sektori për kujdesin ndaj konsumatorëve të NP “Higjienës Komunale” – Shkup dhe në QTQ në përdhesë.

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informojnë se shërbimet elektronike dhe të gjitha informacionet shtesë me interes të konsumatorëve janë në dispozicion në www.vodovod-skopje.com.mk dhe aplikacionin celular në dispozicion për Android dhe iOS.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img