27.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Kinë: AKP-ja miraton shtojcat e ndryshuara të Ligjit Themelor të HKSAR-it për të përmirësuar sistemin zgjedhor

Organi më i lartë ligjvënës në Kinë votoi unanimisht të martën për të miratuar Shtojcën I dhe Shtojcën II të ndryshuara të Ligjit Themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR).

Të dy shtojcat kanë të bëjnë përkatësisht me mënyrën e zgjedhjes së kryeekzekutivit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe të formimit të Këshillit Legjislativ të Hong-Kongut e të procedurave të votimit.

Fokusi i përmirësimit të sistemit zgjedhor të Hong-Kongut është ristrukturimi dhe fuqizimi i Komisionit Zgjedhor. Ky organ, pas përmirësimit, ka përfshirje më të gjerë, përfaqësim më të madh dhe pjesëmarrje më të ekuilibruar nga mbarë sektorët e shoqërisë, gjë që mund të pasqyrojë më mirë interesat e përgjithshëm dhe interesat themelorë të shoqërisë së Hong-Kongut. Kjo është edhe në përputhje me karakteristikat e Hong-Kongut si një shoqëri ndërkombëtare, e larmishme dhe kapitaliste e zhvilluar e nivelit të lartë, si edhe me statusin ligjor të Hong-Kogut si një rajon administrativ vendor nën varësinë e drejtpërdrejtë të qeverisë qendrore popullore.

Një pikë kyçe në përmirësimin e sistemit zgjedhor është krijimi i sistemit të komisionit të shqyrtimit të kualifikimit të kandidatëve. Komisioni i Shqyrtimit të Kualifikimit të Kandidatëve do të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës, objektiv e ligjor për të gjithë kandidatët nëse plotësojnë standardin e patriotit.

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam u shpreh që përmirësimi i sistemit zgjedhor në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut nuk do të kufizojë njerëzit me pikëpamje të ndryshme politike të konkurrojë për postet zyrtare, duke konfirmuar që synimi i përmirësimit të sistemit është që të garantohet “administrimi i Hong-Kongut nga patriotët”.

Lam theksoi që ndryshimet e ligjit nuk kërkojnë për “kandidatë homogjenë” dhe njerëzit me pikëpamje të ndryshme politike mund të marrin pjesë në zgjedhje, nëse janë besnikë ndaj Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe zbatojnë Ligjin Themelor të rajonit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img