4.8 C
Skopje
Friday, December 2, 2022

Kina do t’u dhurojë paqeruajtësve të OKB-së 300 mijë doza vaksinash të COVID-19

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për vaksinat e COVID-19 të zhvilluar më 17 shkurt, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se Kina ka vendosur të dhurojë vaksina për paqeruajtësit e OKB-së. Të hënën, ambasadori Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ku e informoi mbi vendimin e Kinës për dhurimin e 300 mijë dozave të vaksinave kundër COVID-19 për paqeruajtësit e OKB-së, me përparësi misionet paqeruajtëse në Afrikë.

Ky është një hap tjetër për bërjen e vaksinave kineze një produkt publik global dhe shfaq gjithashtu mbështetjen e vendosur e të vazhdueshme të Kinës ndaj OKB-së dhe multilateralizmit. Si një nga përkrahëset e çështjes së sigurisë në kuadër të nismës “Veprimi për paqeruajtjen” të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kina i kushton rëndësi të madhe sigurisë së paqeruajtësve dhe përkrah vaksinimin sa më parë të paqeruajtësve të OKB-së, për të mbrojtur shëndetin e tyre, duke i ndihmuar të kryejnë më mirë detyrat. Qeveria kineze do të zhvillojë bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin e OKB-së për t’ua dhuruar sa më parë vaksinat kineze paqeruajtësve.

Lufta kundër pandemisë së COVID-19 është detyra kryesore e botës sot dhe vaksinat janë arma më e fuqishme për arritjen e fitores. Kina i kushton shumë rëndësi shpërndarjes së barabartë të vaksinave, veçanërisht mundësisë së marrjes e të përballueshmërisë së tyre nga vendet në zhvillim. Deri më 15 mars Kina u ka dhënë ndihmë në fushën e vaksinave 69 vendeve e dy organizatave ndërkombëtare dhe ka eksportuar vaksina në 28 vende. Më shumë vende e popuj po përfitojnë nga vaksinat kineze.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img