29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Kia dhe Uber e zyrtarizojnë bashkëpunimin për veturat elektrike me zero emetime

Përfaqësia e Kia në Evropë dhe Uber e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin me qëllim të përshpejtimit të adaptimit të veturave të avancuara me bateri elektrike të cilat nuk lirojnë fare emetime.

Bashkëpunimi ka synim shpërndarjen e këtyre veturave në Evropë në mënyrë që zonat urbane të bëhen më të pastra dhe më të qeta.

Marrëveshja mes këtyre përfshin që për vozitës e Uber, Kia të ofrojë çmime për vetura elektrike me bateri të teknologjisë së lartë duke përfshirë e-Niro dhe e-Soul, duke e bërë kompaninë Kia si furnizues lider të veturave elektrike.

Marrëveshjet e këtij lloji janë pjesë e strategjisë “Plan S” të kompanisë Kia, të cilën e ka zbuluar në fillim të vitit dhe e cila parasheh që modelet ekologjike të veturave të jenë përgjegjëse për 40% të shitjeve totale të Kia-së deri në fund të vitit 2030.

Si pjesë e Planit S, Kia parasheh një target global vjetor të shitjeve prej 880,000 shitjeve për të gjitha veturat elektrike dhe 1.6 milion njësi për veturat ekologjike deri në fund të kësaj dekade.

Fokusi i zhvillimit të kompanisë Kia është që të popullarizohen veturat BEVs – element thelb i strategjisë transformuese Plan S, dhe planifikon ta fuqizojë veten në tregun global duke i prezantuar 11 modele të reja BEV deri në vitin 2026, 7 prej të cilave do të zhvillohen në Platformën Modulare Globale Elektrike (E-GMP).

Këto modele të reja do të përfshijnë një sërë veturash për pasagjer, SUV dhe MPV përgjatë segmenteve të ndryshme dhe secila prej tyre do të përfshijë teknologji të lartë dhe shpejtësi të mbushjes së baterive.

Në anën tjetër, Uber është angazhuar fuqishëm që deri në vitin 2030 të bëhet në Evropë platformë e cila ka 0 emetime!

Kompania Uber i ka cekur ambiciet e veta për të operuar mbi 100,000 BEV në platformën e vet evropiane deri në vitin 2025.

Si pjesë e synimit të vet, gjysma e të gjitha kilometrave që do të bëhen nga vozitësit e Uber deri në vitin 2025 në shtatë qytetet më të mëdha evropiane – Amsterda, Berlin, Bruksel, Lisbonë, Londër, Madrid dhe Paris – do të përshkrohen me vetura që lirojnë zero emetime.

Vlen të ceket se si pjesë e këtij bashkëpunimi, Kia dhe Uber planifikojnë të realizojnë edhe kampanja të përbashkëta marketingu në mënyrë që të promovohen veturat BEV tek vozitësit e Uber.

Kia gjithashtu do të mundësojë vozitje testuese për t’i përjetuar më mirë veturat krejtësisht elektrike që nuk lirojnë fare emetime.

Momentalisht, modeli 64kWh i  Kia e-Niro mund t’i bëjë 454 kilometra me një mbushje.

Mbushja e baterisë së veturës Kia e-Niro merr kohë vetëm 54 minuta për 80%.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img