19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Modelja doli me një veshje krejt të bardhë që vërtetoi se “rregulli” i modës së vjetër nuk duhet të diktojë jetën tonë

Kendall është gati për të sfiduar me stil traditën dhe disa rregulla të pashkruara të modës, që përgjithësisht janë respektuar nga shumë personazhe publike.

Kështu, gjatë fundjavës supermodelja mori pjesë në disa ngjarje mes tyre edhe “Labour Day”, pra Dita e Punës, ku thuhet se është kundër rregullave që të vishet e bardha.

Kendall preferoi një këmishë të bardhë lino me mëngë të përveshura dhe me kopsa, ndërsa e kombinoi atë me pantallona xhins të bardha dhe atlete në të njëjtën ngjyrë.

Nëse nuk e dini, veshja e bardhë në ditën e “Labour Day” (gratë në betejë për të drejtat e tyre gjatë shekullit të 19-të, për t’u dalluar nga të pasurit zgjodhën veshjet e bardha si shenjë dalluese në protesta e takime), nuk konsiderohet në modë dhe është jashtë rregullave si ngjyrë.

getty

Për një kontrast me të bardhën, Kendall zgjodhi një rrip të zi me togëz argjendi, syze dielli në formë katrore dhe vathë të mëdhenj argjendi.

Gjithsesi, përtej thyerjes së rregullave ajo duket shumë me stil dhe lezetshëm!

Më herët po atë ditë, Jenner veshi një tjetër model që ndjellte sezonin e verës duke pozuar me stilistin Tommy Hilfiger dhe shoferin Mick Schumacher në Pitlane gjatë garave provuese të F1 Grand Prix.

getty
Marketing
Related news