35.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Kejn në Munih për testet dhe firmën e marrëveshjes, do të merr numrin 9

Sulmuesi i Totenhemit, Hari Kejn është gati të bashkohet me Bajern Munihun pasi kanë arritur marrëveshje edhe për kushtet personale. Kejn ra dakord për kushtet personale disa javë më parë me Bajernin, pasi babai dhe vëllai i tij zhvilluan bisedime në Munih për të diskutuar lëvizjen.

Bajerni kishte një ofertë prej 110 milionë euro të pranuar nga Totenhami të enjten, duke e lënë Kejnin me vendimin përfundimtar nëse do të bënte kalimin. Është gazetari David Ornstein i “The Athletic”, i cili konfirmon se Kejn ka arritur marrëveshje personale dhe ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar në Gjermani.

“Hari Kejn ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Bajern Munihun nga Totenham Hotspur. Kushtet personale janë në fuqi për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare”, ka shkruar Ornstein në postimin e parë.

Më vonë, Ornstein ka konfirmuar se Kejn do të udhëtoj sot drejt Gjermanisë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

“Hari Kejn ka marrë miratimin nga Tottenham për të përfunduar transferimin në Bajern Munih. 30-vjeçari do të fluturoj për në Gjermani këtë mëngjes, të bëj ekzaminimet mjekësore përpara se të nënshkruaj një marrëveshje 4-vjeçare. Plani i Bajernit është që kapiteni i Anglisë të veshë fanellën me numër 9”, ka shkruar Ornstein te profili i tij privat.

Marketing
Related news