6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Kastriot Rexhepi paraqitet në polici: Isha te një mik, nuk jam grabitur

Shkup, 12 nëntor – Deputeti i “zhdukur” i Besës, Kastriot Rexhepi sot me vullnet të lirë është paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar, ku ka sqaruar se nuk ka qenë i kidnapuar dhe se me vullnetin e tij ditën në vend se në Kuvend, e ka kaluar te një mik i tij, informon Zhurnal.

“Lidhur me denoncimin e djeshëm në stacionin policor në Bit Pazar, MPB njofton se para pak çastesh K.R me vetdëshirë erdhi në stacionin policor dhe dha deklaratë se denoncimi nuk është i vërtetë gjegjësisht nuk është zhdukur por me vetdëshirë, pa asnjë presion dhe me familjen e tij ka shkuar tek një mik që të mbrohet nga publikiteti lidhur me seancën në Kuvend”, njoftuan nga MPB.

Përndryshe dje Lëvizja BESA në stacionin policor në Bit Pazar e paraqitën si të zhdukur Kastriot Rexhepin dhe thonin se po mbahet diku me dhunë. Pikërisht vota e tij ishte kyçe që kjo Qeveri mos të bie.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/3095101684152592
Latest news
Related news