3.8 C
Skopje
Saturday, April 20, 2024

Kasami: Synimi jonë është që Tetovën ta bëjmë EKO Komunë

Tetovë, 26 tetor – Tetova, qyteti më i bukur dhe me kushte për të qenë më i pastër në Maqedoninë e Veriut, sot shënon shifrat më të këqija. Nën menaxhimin e strukturës aktuale qyteti jonë arriti që të hyjë në top listën e qyteteve më të ndotura në botë në aspekt të ndotjes së ajrit, në top-listën e qyteteve më të papastëra, për sa i përket mbeturinave dhe në top-listën e qyteteve me ujëra të papastra, tha Bilall Kasami, kandorat për kryetar i Komunës së Tetovës. në konferencën e sotme për shtyp.

Ai shtoi se si rezultat i keqmenaxhimit, komuna e Tetovës ka problem elementar me grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave. Kjo, tha ai, ka mundësuar formimin e minideponive të egra brenda qytetit.

“Dështim total në menaxhimin e ujit të pijshëm,prerjen e drunjve pa kritere, ndotjen e ajrit dhe kontrollimin e ndotësve kryesor. Unë dhe ekipi im do të angazhohemi për një sistem ekologjik të suksesshëm me një program dhe strategji afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit”, u shpreh Kasami.

Synimi jonë, theksoi ai, është që Tetovën ta bëjmë EKO Komunë.

Ai në konferencën për shtyp shpalosi edhe si do të zgjidhen problemet ekologjike?

– Nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet përtëritëse. Partneritetit publiko-privat për ndërtimin e një fabrike për reciklimin e mbeturinave,në bashkëpunim me Qeverinë dhe komunat e Pollogut, me çka do mundësojmë eleminimin e plotë të deponive të egra,ruajtjen e shëndetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Planimetrit të detajuar sipas standardeve të BE për kazanat e mbeturinave në gjithë territorin e komunës së Tetovës. Instalim të senzorëve për sinjalizim të mbushjes së kazanëve të mbeturinave, gjë që do të ul edhe shpenzimet e mbledhjes së mbeturinave.

– Plan afatmesëm për zgjerimin e hapësirave të gjelbërta. Sanksione financiare dhe pergjegjësi ligjore për të gjithë ata që ndotin ambientin jetësor dhe që hudhin mbeturinat pa kontroll. . Finansim vjetor për OJQ të angazhuara në sektorin e ambientit jetësor si dhe aplikimin e fondeve evropiane për ndryshime klimatike. Vendosja e pajisjeve ekologjike për lëvizje në vende të caktuara në qytet bicikleta dhe trotinete elektrike) të cilat do mund të shfrytëzohen në Sistemi si alternativë e transportit publik. Përfitimet: shkarkojmë komunikacionin, e ulim nivelin e ndotjes,kursejmë paratë dhe e përmirësojmë shëndetin e qytetarëve.

– Subvencionimi i blerjes së bicikletave dhe trotineteve elektrik si alternativë e uljes së komunikacionit në qytet. Në bashkëpunim me Qeverinë do të subvencionojmë inverteret dhe panelet solar. Qëllimi: të ulet niveli i ndotjes nëpërmjet ngrohjes standarde me dru dhe lëndëve djegëse që e ndotin ambientin. Përcjellje e rregullt e ndotësve të ambientit [ujit ajrit dhe tokës), por edhe ndotësve akustik. Pastrimi dhe larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve.

– Plan aksional për aktivitete edukuese dhe sensibilizuese për çështjet ekologjike. Unë dhe ekipi im, kemi konsultuar kompani dhe ekspertë me përvojë nga shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe kemi marrë praktika të shumta nga komuna të cilat kanë pasur të njëjtin problem.

– Menaxhimi i mirë me ndërmarrjen komunale, shfrytëzimi i ideve inovative dhe teknologjive të reja, shfrytëzimi i resurseve njerëzore në mënyrë efikase,detyrimisht do të jep efikasitet edhe në sferën e ruajtjes së ambientit. Tetovën e duam të pastër si shtëpitë tona!

Marketing
Related news