16.8 C
Skopje
Thursday, March 28, 2024

Kasami organizoi debat publik për arsim cilësor

Shkup, 11 tetor – Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”.

Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuan me të ftuarit: Prof. Florim Ajdini, prof. Besa Kadriu, prof. Bekim Hoxha, prof. Hatije Etemi, prof. Ilvije Jashari, prof. Jetmir Shabani, me të cilët konstatuan se kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës duhet të ketë prioritet problemet bazike me të cilat ballafaqohet arsimi fillor dhe i mesëm.

“Bilall Kasami do të angazhohet për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së. Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Marketing
Related news