14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Kasami nga Tetova: Nga e diela, komunën ja marrim Teutës u’a japim tetovarëve

Shkup, 29 tetor – Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, njëherit pretendenti kryesor për kryetar të Tetovës, në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Besa në sheshin Iliria tha se me ardhjen e tij në krye të pushtetit lokal, Komuna do të jetë e hapur dhe transparente. Deklaroi se me ardhjen e tij në komunës, problemi me ujin do të jetë një temë e mbyllur dhe do të zgjidhet edhe problemi me mungesën e vend parkimeve, njofton Monitor.mkKasami para të pranishmëve u zotua se me ardhjen e Besës në Tetovë do të jetë arsim cilësorë dhe qyteti e vendbanimet do të jenë të pastra dhe nuk do ketë më deponi e mbeturina.

“Ky bashkim tregon se ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që teuta dështoi ta bëjë për tetë vite. Dështimi i sajë sonte neve na ka bashkuar. Oponentët tanë e kanë të kotë, të mos mendojnë se do të prishin edhe vullnetin tuaj. Tregojmë sonte se për katër vite do ta mbyllium problemin me ujin e pijshëm. Qytetarët gjithandej do të kenë ujë 24 orë. Sot jemi bashkuar me zemër e vullnet që ti tregojmë se për 4 vite do ti largojmë mbeturinat dhe do ta bëjmë qytet të pastër.”, tha Kasami.

Shtoi se qytetarët meritojnë qytet urban.

“Ky bashkim tregon se në 4 vitet e ardhëshme do të qeverisim bashk, dhe do të kthejmë kohën e humbur nga Teuta Arifi. Bashk dhe vetëm të bashkuar do të punojmë për Tetovën dhe projektet e tetovës. Asaj i merret tetova dhe u kthehet qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img