2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Karakaçanov: Qeveria e re do të zhbllokojë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, nuk mundet të mbajë presionin

Sofje, 22 shtator – Ish ministri i mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, druan se qeveria e re që do të formohet në Bullgari do të lëshojë pe për Maqedoninë dhe do t’i lejojë fillimin e negociatave me BE-në.

Sipas tij, MPJ duhet të reagojë në deklaratën e deputetit special të Uashingtonit, Gabriell Eskobar, i cili ka thënë se është gabim që Bullgaria të përdorë marrëveshje bilaterale si qëllim për ta ndaluar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Në një intervistë për “Epicentar”, Karakaçanov i cili nuk arriti të kalojë cenzusin me partinë e tij që të gjendet në përbërjen e re parlamentare, është i habitur që asnjë parti në Kuvend nuk ka reaguar ndaj Eskobar, informon Zhurnal.

“Çuditërisht, nuk ka reagim nga askush, kryetari i cili hynë në fushatë zgjedhore dhe njerëzit që duan ta dëgjojnë qëndrimin e tij. Edhe kur heshtni, krijoni një ndjenjë se jeni pajtuar me këtë presion”, thotë Karakaçanov.

Sipas tij, partitë të cilat do të hyjnë në Parlament pas 14 nëntorit, do të tradhëtojnë interesin bullgar dhe do t’i lejojnë Maqedonisë të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

“E di çfarë flitet edhe në Bruksel edhe në Amerikë, për momentin është e komplikuar situata, presim zgjedhje të rregullta, tema nuk është trend tani, ka zgjedhje presidenciale, këto çështje do t’i zgjidhim pas zgjedhjeve. Nuk është rastësi që Eskobar thotë deri në fund të vitit. Zgjedhjet janë më 14 nëntor, në dhjetor nuk e ndalon asgjë kryeministrin e ri të bëjë një dhuratë fundviti për gjithë popullin bullgar me nënshtrimin para presionit të Shteteve të Bashkuara. Kur nuk keni vetbesim se populli bullgar që u ka zgjedhur qëndron prapa jush dhe mbështeteni në ndonjë faktor të jashtëm që të mbështetni politikat e juaja, kjo ndodhë. Gjithkush që futet në politikë duhet të përgjigjet pse futet – për interes publik apo që t’u shërbejë ambicjeve personale. Kur nuk mund të menaxhoni presion, thoni presioni ishte shumë i madh dhe shkoni djathtas e majtas”, thotë Karakaçanov.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img