12.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Lisa Ramadani përfaqësojnë Kosovën në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

Pjesëtarët e Qendrës për Studime Universitare, Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani janë pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.

Në këtë Simpozium Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga kjo qendër të publikuar në një revistë shkencore.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga Qendra për Studime Universitare në Akademi të Mbrojtjes.

“Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake. Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA”, thuhet në komunikatë.

Tutje, njofton QSU-ja, “Aty Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga QSU-ja të publikuar në një revistë shkencore, ku përveç Kadet Ramadanit, bashkautorë janë edhe komandanti i QSU-së, Major Ali Haxhimustafa, dhe instruktori Toger Premtim Shaqiri”. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img