1.8 C
Skopje
Sunday, November 27, 2022

Kapaciteti ditor i testimit për Covid-19 në Kinë arrin në 15 milionë

Kapaciteti ditor i testimit të Kinës për Covid 19 ka tejkaluar 15 milionë mostra, -njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC).

“Kapaciteti ynë i testimit është edhe më i fortë kur kryejmë testimin të 5 ose 10 mostrave në një grumbull”, citon “Xinhua” nënkryetari i NHC-së, Zeng Yixin, në një konferencë shtypi.

Kina po përballet me kërkesën në rritje për testimin e virusit ndërsa më shumë njerëz po udhëtojnë në shtëpi për Festivalin e Pranverës, tha Zeng, duke u kërkuar autoriteteve lokale të përmirësojnë kapacitetin e tyre të testimit dhe të eksplorojnë mënyra për të ulur koston e testimit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img