30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Kanye West në lidhje me modelen 22-vjeçare, dalin publikisht gjatë një ndeshje basketbolli

Reperi Kanye West i njohur tani edhe si “Ye” thuhet se është në lidhje me modelen, Vinetria.

44-vjeçari, raportohet se ka qenë në lidhje romantike me modelen, 22 vjeçe, prej kohësh përpara se ata të dilnin publikisht gjatë fundjavës.

Sipas Page Six, reperi është ‘lidhur’ me modelen, por nuk është dhënë asnjë afat kohor se kur filloi zyrtarisht romanca e tyre.

Foto: Instagram/Nonstopbucket

West dhe Vinetria dolën publikisht këtë fundjavë teksa morën pjesë në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis, ku shihen të ulur përkrah njëri-tjetrit.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Kanye befasoi fansat duke shprehur shpresat për një ribashkim me ish-gruan, Kim Kardashian dhe duke mohuar se ai ishte divorcuar nga ylli, e cila tani thuhet se është në lidhje me yllin e SNL, Pete Davidson.

Foto: Vinetrria/Instagram

Të enjten, më 4 nëntor, reperi i “Donda” foli për situatën e tij me Kim-in, ku ai vazhdimisht i referohej asaj si ‘gruaja ime’ (në kohën e tashme) gjatë një interviste në “Drink Champs”, shkruan DailyMail.

Një javë më vonë, Kanye dhe Vinetria dukeshin si një çift teksa ishin në ndeshjen e basketbollit të shtunën në mbrëmje (6 nëntor).

Foto: Vinetrria/Instagram

Vinetria gjithashtu thuhet se ishte me reperin në Miami muajin e kaluar kur ai xhiroi intervistën e tij në “Drink Champs”, gjatë së cilës ai tha se Kim Kardashian është ende gruaja e tij dhe shtoi se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë letër divorc.

Duke vazhduar të shfaqte romancën e tyre publikisht, modelja ishte e pranishme në shërbimin e tij të së dielës më 31 tetor dhe ndau pamje nga aty në Instagramin e saj.

Foto: Vinetrria/Instagram

Romanca e tij me Vinetria vjen vetëm disa muaj pasi ai u tha se u lidh me supermodelen Irina Shayk në mars – vetëm një muaj pasi Kardashian paraqiti kërkesën për divorc pas shtatë vitesh martesë.

Romanca e tyre zgjati deri në gusht, por një burim i People kishte thënë se “nuk ka qenë kurrë një gjë serioze mes tyre”.

Foto: Getty Images

Kim nga ana tjetër ka nxit thashethemet për një romance me aktorin e SNL, Pete Davidson, 27-vjeç, javët e fundit dhe thuhet se ka kaluar dy mbrëmje me Davidson javën e kaluar gjatë një udhëtimi në New York.

Mes raporteve për romancën me Pete, West nuk e ndjek Kim-in më në Instagram. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img