22.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Kandidati opozitar për kryeministër në Hungari paralajmëron ekstradimin e Gruevskit nëse fiton në zgjedhje

Budapest, 28 tetor – Peter Marki Zay, kandidat për kryeministër në Hungari, i zgjedhur nga opozita, ka paralajmëruar ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Maqedoni, normalisht nëse fiton në zgjedhjet parlamentare në Hungari, informon Zhurnal.

Ai shprehet se nëse Orban e humbë forcën vitin e ardhshëm, Gruevski do të përballet me ekstradim. Atje gjithashtu me azil politik qëndrojnë biznesmeni jordanez Zaif Nafa dhe disa të tjerë.

“Nëse Orban e humbë fuqinë vitin e ardhshëm, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski do të përballet me ekstradim (së bashku me biznesmenin jordanez Zaif Nafa dhe të tjerë)”, ka shkruar në Twitter kandidati opozitar për kryeministër, Marki Zay.

Marki Zay do të jetë kundërkandidat i kryeministrit shumëvjeçar Viktor Orban nga partia konzervative “Fides”. Vet opozitari është kryetar komune konzervativ i një qyteti të vogël në jug të Hungarisë, ndërsa prapa vetes ka mbështetjen e gjashtë partive opozitare. Sipas rejtingjeve aktuale në Hungari, pritet një luftë e ashpër mes partive por nuk ka një favorit për fitore.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img