17.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Kandidati i Besës për Bogovinën bashk me Albonin në fushatë

Shkup, 27 tetor – Gjatë mbrëmjes së sotme u realizua mbledhje në shtabin e Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua rreth datës së 31 tetorit.

Janë qytetarët e Komunës së Bogovinës ata të cilët do të vulosin përfundimisht këtë datë dhe do t’i japin kahje kësaj Komune për 4 vitet e ardhshme.

Në mes një shumice masive të njerëzve pjesëmarrës ishin dy ish kandidatët e mundshëm për kryetar të Komunës së Bogovinës, Fatmir Sabriu nga radhët e partisë Lëvizja Besa si dhe Dashmir Arifi nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahje më 31 tetor.

Nuk ngelet gjë tjetër veç se të kërkojmë përkrahjen e gjithë juve, për të vazhduar rrugën të cilën e kemi filluar që para 4 vitesh dhe të sjellim ndryshimin e duhur në këtë Komunë. Sepse ju e meritoni!
Andaj, voto drejt, për më të mirën Bogovinën.

Marketing
Related news