26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Juventusi dhe Lazio projektojnë shkëmbimet, Arthur dhe Luis Alberto në tavolinën e bisedimeve

Arthur Melo nuk ka arritur të bindë në radhët e Juventus, pasi mesfushori kaloi nga Barcelona në Serie A.

Dëmtimet janë një prej arsyeve pse braziliani nuk ka shkëlqyer, por edhe loja që zhvillojnë Juventusi nuk i përshtatet aspak karakteristikave të tij.

Për trajnerin Massimiliano Allegri, Arthur nuk është një nga ata lojtarët e domosdoshëm, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për ta lënë të largohet në janar.

Në këtë formë, drejtuesit e Juves duket se kanë gjetur një zgjidhje të favorshme, teksa kanë nisur kontaktet me Lazion për një shkëmbim të mundshëm mes Arthur dhe Luis Alberto.

Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa ka pasur edhe mosmarrëveshje me kryesinë e klubit.

Ndaj, pjesa e shkëmbimit duket se është e favorshme për të dyja klubet.

Pengesa e vetme është se Juventus e vlerëson kartonin e Arthur diku rreth 60 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër, Luis Alberto vlerësohet me 40 milionë euro.

Lazio këmbëngul për një shkëmbim kokë më kokë, teksa bisedimet pritet të avancojnë në ditët në vazhdim.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img