Shkup, 15 dhjetor – Nuk shoh bazë dhe fakte të reja të cilat do ta ndryshonin pozicionin bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, më me rëndësi, sipas saj, është të përgatitet një udhërrëfyes se çfarë të bëhet tash e tutje në planin dypalësh, se do të shqyrtohen propozime të reja nga partnerët evropianë.
Bullgaria, shtoi Jotova, e pret vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse kryeministri i saj dha dorëheqje dhe do të shqyrtohen propozimet e reja nga partnerët evropianë.
Sipas saj, ndërkaq, nuk do të ofrohet asgjë e re.