30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Jetë luksi: Loredana Zefi për vetëm një byzylyk shpenzon mbi 60 mijë euro

Ajo është e njohur për luksin që bën dhe këtë tashmë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për reperen shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, Loredana Zefin, që tanimë po vazhdon të jetë mjaft e komentuar sa për jetën ashtu edhe për të bëmat e përditshme.

Biondja, e ndjekur nga tre milionë njerëz, së fundmi mori vëmendje për një nga paraqitjet me një kostum të gjelbër me vija.

Foto: Screenshot/ShqipCloset

Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme.

Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.

Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro.

https://www.instagram.com/p/CVsVSzVoV8L/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta, ndonëse ka arritur një karrierë të bujshme profesionale prej vitesh.

E njëjta po vazhdon të jetë ndër rap-artistet më të pëlqyera e më të kërkuara në tregun muzikor gjerman. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img