-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Jep dorëheqje kryeministrja norvegjeze, Solberg

Erna Solberg dha dorëheqjen para Mbretit të martën përpara se Jonas Gahr Store të merrte postin e kryeministres së Norvegjisë.

Mbreti Harald ka pranuar dorëheqjen e Erna Solberg si kryeministre pasi u votua buxheti për vitin 2022 dhe përpara se udhëheqësi i Laburistëve, Jonas Gahr Store të votëbesohej. Store pritet të formojë një qeveri dhe të bëhet kryeministër të enjten, raporton mediat e huaja.

“Ai e ka pranuar këtë (dorëheqjen) dhe më kërkoi të drejtoja një ministri derisa të emërohej një qeveri e re”, tha Solberg, i cili ka qenë kryeministre që nga viti 2013.

“Është e trishtueshme të largohesh nga drejtimi kur ekonomia norvegjeze po ecën mirë”, shtoi liderja e krahut të djathtë më jetëgjatë në Norvegji.

Mbreti ka ngarkuar zyrtarisht Jonas Gahr Store për formimin e një qeverie pas një takimi mes tyre.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img