22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Jehona e votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 11 është 14,18 për qind

Shkup, 31 tetor – Jehona e votuesve deri në orën 11 është 14.18 për qind. Gjithsej në votimin në 44 komuna ku po votohet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 160.035 qytetarë, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski. Sipas tij, votimi zhvillohet pa probleme me aparaturat për identifikimin biometrik të votuesve.

Në komunën Rankovcë kanë dalë në votim 38,2 për qind e votuesve, në Vevçan 31,24 për qind, në Demir Kapi 30,14 për qind, në Pehçevë 28,44 për qind, në Konçe 26,74 për qind, në Demir Hisar 25,19 për qind, në Kratovë 25 për qind. në Probishtip 24,75 për qind dhe në Llozovë 23, 51 për qind. Sipas tij, pjesëmarrja është shumë e ulët në Saraj 5,19 për qind dhe Bogovinë 6,8 për qind.

Ndërprerje për më shumë se një orë ka pasur në tri vendvotime në Shkup dhe tri në Saraj, një vend në Karposh, një në Çeshinovë Obleshevë dhe një vend në Zelenikovë.

Sipas Dashtevskit, në terminalet e identifikimit biometrik nuk kishte sinjal në kartën e memories. Bëhet fjalë për tri vendvotime në Qendër dhe Saraj, por aty problemi është tejkaluar. Për të mos i kthyer votuesit, Dashtevski informoi se KSHZ-ja ka vendosur të votojë në mënyrë klasike, por ndërkohë votimi ka vazhduar me identifikim me aparat. Atje ku ka pasur ndërprerje, do të vazhdojë votimi.

“Në të gjithë Maqedoninë pajisjet punpjnë normalisht pasi janë rregulluar këto me kartelë. Nuk kemi parregullsi të tjera dhe votimi zhvillohet normal”, tha kryetari i KSHZ-së.

Dashtevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se KSHZ-ja ka pranuar 109 ankesa të votuesve, ndërsa 65 janë refuzuar. Ndërkohë në komisionet komunale zgjedhore janë dërguar edhe 84 ankesa të tjera. Nga ato 72 janë pranuar dhe tetë janë refuzuar, informoi kryetari i KSHZ-së.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img