13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Jehona deri në ora 13 në Strugë rreth 19 për qind, në Vevçani 53

Strugë, 31 tetor – Në Komunën e Strugës jehona deri në ora 13 është gati 19 për qind, ndërsa në Vevçan rreth 53 për qind, informuan kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

Sipas Minir Zhuta, kryetar I KKZ Strugë prej 61.437 votues, të regjistruar në Listën zgjedhore, 11.465 ose 18.68 për qind e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës.

“Dita zgjedhore po vijon qetë. Deri më tani nuk kemi asnjë problem”, deklaroi Zhuta.

Jehona në tre vendvotimet në Komunën e Vevçanit është më e madhe, deri në ora 13, siç informoi kryetarja e KKZ-së Menka Kukoska kanë votuar 1.088 persona ose 52.43 për qind e 2.075 votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Edhe në këtë komunë, siç konfirmoi, procesi zgjedhor vijon qetë, pa asnjë parregullsi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img