0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Janë sanksionuar 313 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë

Shkup, 21 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 313 shoferë.

“Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 169 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”, informojnë nga MPB.

Aksione të përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img