0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, prej të cilëve 59 për vozitje të shpejtë

Shkup, 16 nëntor – Gjatë ditës së djeshme policia në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 177 masa, në mesin e të cilave 59 për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 13 masa për vozitje pa patentë shoferi, nëntë sanksione për vetura të paregjistruara, tetë për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 48 masa për parkim të parregullt, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se vazhdojnë me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në Komunikacion, me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion dhe rrugë më të sigurta.

Latest news
Related news