30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Janë regjistruar disa tërmete në kufirin me Shqipërinë

Shkup, 29 tetor – Katër tërmete, prej të cilave më i fuqishmi me intensitet në epiqendrën prej 4,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit janë ndier sot në mëngjes në pjesën perëndimore të vendit. Tërmeti i parë ishte në orën 8:05 me intensitet prej 3,3, i dyti prej 2,7 ishte katër minuta më vonë, i treti dhe më i fuqishmi në orën 08:10, ndërsa i fundit prej 3,6 ballë në orën 8:11.

Sipas të dhënave nga Qendra sizmologjike evropiane – mesdhetare, epiqendra e tërmeteve ishte 18 kilometra në perëndim të komunës Qendër – Zhupë dhe 49 kilometra në verilindje të Tiranës, në thellësi prej 10 kilometrave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img