14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

James rikthehet nga lëndimi dhe udhëheq Lakers në fitoren ndaj Cavs

Los Angeles Lakers është rikthyer te fitoret në NBA, pasi ka triumfuar në Staples Center dnaj Cleveland Cavaliers.

Pas 48 minutave lojë, Lakers kanë fituar takimin me 12 pikë epërsi 113:101.

Për Lakers kjo ishte fitorja e tretë këtë edicion kundrejt edhe tri disfatave, derisa bilanc të njëjtë kanë edhe Cavs.

LeBron James i rikthyer nga lëndimi ishte më efikasi në këtë takim me 26 pikë, tri kërcime e tetë asistime.

Pikë dyshifrore tek vendasit shënuan edhe Carmelo Anthony që e mbylli ndeshjen me 25 pikë e pesë kërcime, Russell Westbrook me 19 pikë e Anthony Davis me 15 të tjera.

Për Cavs më i miri në këtë takim ishte Mobley me 23 pikë të realizuara. 

Rezultatet:

Toronto Raptors – Orlando Magic 110-109

Brooklyn Nets – Indiana Pacers 105:98

Miami Heat – Charlotte Hornets 114:99

New Orleans Pelicans – Sacramento Kings 109:113

Denver Nuggets – Dallas Mavericks 106:75

Portland Trail Blazers – LA Clippers 111:92

LA Lakers – Cleveland Cavaliers 113:101

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img