21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Jakimovski shpall fitore në Karposh

Shkup, 31 tetor – Kandidati për kryetar të Karposhit nga partia GROM, Stevço Jakimovski sonte ka shpallë fitore. Ai ka deklaruar se Karposhi përsëri do të jetë komunë fituese dhe se dyert e pushtetit lokal do të jenë çdoherë të hapura për qytetarët pa dallim nëse ato kanë votuar për të se jo.

“Në periudhën e ardhshme do të korrigjojmë gabimet, do të punojmë më me përkushtim dhe më organizuar dhe më shumë do të hapen dyert e Karposhit që të zgjidhim problemet e tyre të përditshme. Ndjej kënaqësi të madhe, por aspak triumfalizëm. Dua të porosis qytetarët se të gjithë janë të mirëseardhur në komunë, pa dallim nëse kanë votuar për mua”, tha ai.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Jakimovski për kundërkandidat ka pasur Dushko Veskovskin nga LSDM. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img