6.8 C
Skopje
Thursday, April 18, 2024

Ja pse ASH-ja dhe Alternativa kritikojnë procesin e regjistrimit

Shkup, 3 tetor – Opozita shqiptare ka bërë një sërë vërejtjesh për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Sipas Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka mospërputhje të të dhënave për amvisëritë dhe diasporën. Halil Snopçe deputet i koalicionit Aleanca- Alternativa në një konferencë për shtyp iu referua të dhënave të Entit të Statistikave në Gjermani ku rezultonte se deri në fund të vitit 2020 në Gjermani kanë jetuar 128 mijë shtetas të Maqedonisë.

Sipas tij, duke qenë se ky është numër i lartë, duhet të sqarohet se sa qytetarë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut kanë shtetësi gjermane. Snopçe gjithashtu kërkoi që të sigurohen të dhëna se sa nga shtetasit tanë kanë shkuar në Gjermani me pasaporta bullgare.

Ai foli edhe për shifrat e amvisërive. Snopçe tha se në bazë të statistikave i bie që mbi 41 për qind e familjeve kanë më shumë se një banesë.

“Konstatohet se në shtetin tonë kemi 269 080 banesa më shumë se sa amvisëri. Pra imagjinoni kjo është vlerë shumë interesante. Kjo dot ë thotë se 41.09% e familjeve në vendin tonë posedojnë më shumë se një banesë. Prandaj ftojmë Entin Shtetëror të Statistikave, sipas mundësive, që gjatë përpunimit të të dhënave të përcaktojë numrin e banesave në të cilat jetojnë nga dy, apo tre familje, për të pasur një pasqyrë më të saktë të politikës banesore në vend. Sepse sipas këtyre të dhënave, mund të thuhet se vendi ynë e paska zgjidhur mrekullisht çështjen e banimit”, tha Deklaratë: Halil Snopçe- Aleanca Për Shqiptarët.// Alsat-M

Marketing
Related news