Shkup, 26 tetor – Në Televizionin e Maqedonisë në debatin për zgjedhjet lokale në Strugë, kandidati Idri Istrefi nga Aleanca dhe Alternativa tha se prioritet i parë do të jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë, përcjell in7
“Si prioritet i parë në njëqind ditët e para do ta bëjmë studimin e trafikut, zakonisht gjatë verës në Strugë është skandaloze trafiku.
Do të angazhojmë kompani të specializuar e cila brenda gjashtë muajve do të bëjë një studim të trafikut në Strugë dhe mandej do të marrim masa adekuate për çlirimin e trafikut në Strugë”- theksoi Istrefi.
Më tej kandidati Istrefi tha se kjo do të shërbej për rregullimin e çështjes së parkingjeve në Strugë.