14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Interi synon vetëm fitore ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Interi dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Udines në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza me fillim nga ora 12:30.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një formë të përzier, por pas fitores ndaj Empolit, synon të vazhdojë serinë e tri pikëve.

Në anën tjetër, mysafirët kanë katër barazime radhazi dhe duan rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshja e fundit.

InterHandanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa

UdineseSilvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Stryger-Larsen, Pereyra, Jajalo, Makengo, Molina; Success, Beto

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img