14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Incident para Kryeministrisë në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari pasi tentoi të futej në godinë me dhunë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë. 

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë arrestuar të riun për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia zbulon se 32-vjeçari ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img