14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Ilievski: Shkollë e re e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe mbi gjashtë milionë euro investime në arsim

Shkup, 26 tetor – Kandidati për kryetar komune nga LSDM-ja për Kumanovën. Oliver Ilievski premtoi investime në arsim, në vlerë prej 6,5 milionë euro.

“Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkolla e mesme teknike nuk kanë kushte elementare për të mësuar, nuk kanë kushte për mësimdhënie. Vetë shkolla del në rrugë kryesore në kundërshtim me ligjin për shkollat ​​e mesme. Një problem që vazhdon prej vitesh e vitesh. Ne si LSDM dhe koalicion u premtojmë qytetarëve se vetëqeverisja lokale do të përgatisë projekt dhe leje për ndërtim dhe shkollë të re në mënyrë që mësimdhënësit të kenë kushte moderne për arsim në Kumanovë”, premtoi Ilievski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img