10.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

“Humba një njeri të mrekullueshëm, por gjeta…” Diola Dosti flet pa doreza për divorcin

Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka rrëfyer rreth rrëdhies fund martesës me bashkëshortin e saj, Dardan Bafti. Ajo tregoi se me ish – partnerin tanimë janë njoftuar në moshën 19-vjeçare në Tiranë, derisa e ka falënderuar për kohën e bukur që kanë kaluar bashkë.


“Ma mori mendjen menjëherë me zgjuarsinë e tij, e kemi dashur shumë fort njëri-tjetrin, dhe i jam shumë mirënjohëse. Më ka bërë tri dhurata shumë të bukura, që janë tri vajzat tona, por ishte diçka që u konsumua dhe përfundoi”, tha Diola në emisonin Libero në ATV.

“Gjërat i kemi ndarë me marrëveshje, dhe tani unë jetojë me tri vajzat e mia”, tha tutje Diola, e cila tregoi se kjo procedurë u zgjidh me mirëkuptim, derisa tregon se është kthyer në Tiranë për të jetuar.

“Kam qenë te psikologia, edhe para div orcitedhe pas divorcit, konsultohem edhe tani çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë. Humba një njeri të mrekullueshëm si Dardani, por gjeta një njeri edhe më të mrekullueshëm që është Diola”, shtoi tutje ajo.

Marketing
Related news