14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Humb jetën nga coronavirusi një 16-vjeçare nga Tetova

Shkup, 2 Nëntor – Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Siriçin e Tetovës, e cila është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ka humbur betejën me virusin, njofton “Alfa”.

Nga atje shkruajnë se vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin informacione, nga atje thonë se më shumë informacion do të ketë nesër.

Më herët për rastin e vajzës 16-vjeçare ka njoftuar drejtoresha e Infektivës, Milena Stevanoviq, e cila njoftoi se pacientja është shtruar në spital me gjendje shumë të rëndë klinike dhe gjendja e saj është kritike.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img