8.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Hulumtim/ Brenda 1 viti shpenzohen 22 euro për banorë, më shumë për shëndetësi e më pak për mbrojtje

Shkup, 14 gusht – Për hulumtim dhe zhvillim në vend mesatarisht në vit shpenzohen rreth 22 euro për kokë banori. Më së shumti për kërkime në shëndetësi dhe arsim, ndërsa më pak për mbrojtje dhe energji.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2020 për hulumtim dhe zhvillim në vend janë ndarë gjithsej 2.494.023.000 denarë ose 40.553.219 euro. Prej tyre, pjesa më e madhe – 63,5 për qind janë nga sektori i arsimit të lartë, pasuar nga sektori i biznesit – 25.6 për qind, sektori shtetëror – 9.6 për qind dhe vetëm 1.1 për qind në sektorin privat jofitimprurës.

Shumica e mjeteve financiare për kërkim dhe zhvillim në sektorin e arsimit të lartë ose gjysma janë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa në sektorin e biznesit mbi 80 për qind janë nga fondet e veta. Mbi 98 përqind e mjeteve për hulumtim dhe zhvillim në sektorin privat jofitimprurës janë të ardhura nga jashtë.

Pjesa më e madhe e mjeteve për hulumtim dhe zhvillim në sektorin e arsimit të lartë ose gjysma janë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa në sektorin afarist mbi 80 për qind janë nga fondet personale. Mbi 98 për qind e e mjeteve për hulumtim dhe zhvillim në sektorin privat jofitimprurës janë me të ardhura nga jashtë.

Është interesante, megjithëse vetëm një e katërta e shpenzimeve të përgjithshme për hulumtim dhe zhvillim janë në sektorin afarist, mbi 40 për qind e kërkimit ose 410 nga gjithsej 1.017 projekte kërkimore të përfunduara dhe të papërfunduara në vitin 2020 janë bërë këtu. Për krahasim, në sektorin e arsimit të lartë janë derdhur pothuajse dy të tretat e fondeve të përgjithshme, por janë vetëm 451 projekte, ose rreth 4 për qind më shumë projekte nga sektori i biznesit.

Më shumë para për hulumtim në shëndetësi – mbi 40 për qind, për bujqësi – 2,5 për qind, ndërsa për mbrojtje – 0,25 për qind

Shikuar nga aspekti socio-ekonomik dhe sektori i ekzekutimit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, pjesa më e madhe e mjeteve ose 42 për qind shkojnë për sektorin e shëndetësisë.

Për arsimin – 24 për qind, për avancimin e përgjithshëm të njohurive – 7,1 për qind, për prodhimin industrial dhe teknologjinë – 6,9 për qind, për kulturën dhe rekreacionin, religjioni dhe median – 4,1 për qind, për bujqësinë – 2,5 për qind, për sistemet politike dhe sociale, strukturat dhe proceset – 2,49 për qind.

Për mjedisin jetësor janë shpenzuar – 2,2 për qind, për transport, telekomunikacion dhe infrastruktura të tjera – 0,5 për qind, për mbrojtje – 0,25 për qind dhe për energji – 0,23 për qind.

Sektori i biznesit ka bërë më së shumti kërkime në sektorin e shëndetësisë – mbi 70 për qind të mjeteve të përgjithshme, ndërsa të gjitha mjetet nga sektori privat jofitimprurës janë ndarë në fushën e sistemeve, strukturave dhe proceseve politike dhe sociale.

Sektori qeveritar pjesën më të madhe të fondeve ose mbi 55 për qind i ka dedikuar për kërkime në fushën e avancimit të përgjithshëm të njohurive. Shumica e mjeteve për sektorin e arsimit të lartë – 36,5 për qind ishin në fushën e arsimit, ndërsa 31 për qind për shëndetësinë.

Në BE mesatarisht në hulumtimin dhe zhvillim, shtetet shpenzojnë nga 229 euro për kokë banori

Sipas të dhënave të Eurostat-it, alokimet qeveritare buxhetore për kërkim dhe zhvillim në BE në vitin 2020 arrijnë në 0.77 për qind të BPV-së ose mesatarisht 229.8 euro për kok banori.

Në vitin 2020, alokime më të larta kishin Luksemburgu (608 euro për kokë banori), Danimarka (519 euro për person) dhe Gjermania (446.9 euro për kokë banori). Nga ana tjetër, më pak alokime buxhetore për kërkim dhe zhvillim kanë Rumania (20.5 euro për kokë banpro), Bullgaria (20.9 euro) dhe Letonia (41.5 euro për person).

Nga vendet e tjera të rajonit për të cilat Eurostat ka të dhëna, Serbia ka shpenzuar 31 euro për frymë për kërkim dhe zhvillim në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021, 32.9 euro, Kroacia ka shpenzuar 96.9 euro në 2020, ndërsa në 2021, 103 euro për frymë për kërkim dhe zhvillimin. Sllovenia ka shpenzuar 116 euro për banor për kërkim dhe zhvillim në vitin 2020 dhe 127 euro në vitin 2021.

Ndarjet e Buxhetit të Qeverisë për hulumtim dhe zhvillimin, sipas metodologjisë së Eurostatit, mbulojnë jo vetëm kërkimin dhe zhvillimin e financuar nga qeveria të kryera në institucionet qeveritare, por edhe kërkimin dhe zhvillimin e financuar nga qeveria në tre sektorët e tjerë kombëtarë (ndërmarrjet e biznesit, jofitimprurëse private organizimi, arsimi i lartë), si dhe jashtë vendit. Të dhënat mblidhen nga autoritetet kombëtare duke përdorur të dhëna të mbledhura nga buxhetet publike

Nuk ka të dhëna të tilla për vendin tonë, por në pyetjen e MIA-s se sa shpenzon vendi për hulumtim dhe zhvillim, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë përgjigjur se shpenzimet e përgjithshme në përqindje të BPV-së në vendin tonë në vitin 2020 kanë qenë 0.38 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, bruto-prodhimi vendor në vitin 2020 ka qenë 655.931 milionë denarë, që do të thotë se shpenzimet e përgjithshme për hulumtim dhe zhvillim në vitin 2020 ishin 2.492 milionë denarë ose 40,4 milionë euro.

Nëse merren të dhënat e fundit nga Regjistrimi i vitit 2021 se popullsia rezidente në vend është 1.836.713 qytetarë, atëherë llogaritjet tregojnë se vendi shpenzon rreth 22 euro për kokë banori në vit për kërkime dhe zhvillim.

Në BE për hulumtim në industri dhe teknologji shopenzohen 10 për qind, në sektorin e shëndetësisë 7,8 për qind, ndërsa për kërkime në hapësirë – 5,6 për qind

Në vitin 2021, alokimet e përgjithshme buxhetore të Qeverisë për kërkime dhe zhvillim në BE arrijnë në 109,350 milionë euro ose 0.75 për qind të BPV-së ose 244 euro për kokë banori, që është rritje prej 32.5 për qind krahasuar me vitin 2011 kur ka qenë 184 euro për banorë.

Alokime më të larta në 2021 ka në Luksemburg (689 euro për person), e përcjellë nga Danimarka (530 euro për person) dhe Gjermania (470.9 euro për person). Nga ana tjetër, vendet e BE-së me alokimet më të ulëta buxhetore për kërkim dhe zhvillim për person janë Rumania (19 euro për person), Bullgaria (24.1 euro për person), Letonia (44.6 euro për person) dhe Hungaria (59, 8 euro për person).

Të ndara sipas sektorëve, pjesa më e madhe e alokimeve buxhetore ose mbi gjysma në vitin 2021 në BE janë për avancimin e përgjithshëm të njohurive, nga të cilat 35.9 për qind janë për kërkimin dhe zhvillimin e financuar nga fondet e përgjithshme universitetare dhe 17 për qind për avancimin e përgjithshëm të njohurive të financuara nga burime të tjera përveç fondeve universitare.

Vetëm 10.1 për qind e ndarjeve buxhetore për hulumtim dhe zhvillim janë në fushën e prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.8 për qind në sektorin e shëndetësisë dhe 5.6 për qind për kërkim në hapësirë.

Për hulumtim dhe zhvillim në fushën e energjisë janë rreth 4.7 për qind e mjeteve buxhetore të alokuara për kërkim dhe shkencë në BE, pastaj 3.8 për qind janë në fushën e mbrojtjes, 3.2 për qind për transport dhe telekomunikacion, 3 për qind për bujqësi, 2.6 për qind për mjedisin, 1,9 për qind për sistemet dhe proceset politike dhe sociologjike, 1,8 për qind për kërkimin në vend, 1.5 për qind për arsimin dhe 1.2 për qind për kulturën, rekreacionin, regligjionin dhe mediat masive.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img