6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

‘Hulku iranian’ godiste betonin megrushte – por Martyn Ford i kundërpërgjigjet me një video edhe më mbreslënëse

Martyn Ford i është kundërpërgjigjur kundërshtarit të tij të ardhshëm me një video mbresëlënëse që e tregon atë duke u stërvitur për meçin e tyre.

Lufta për titullin “Njeriu më i frikshëm në planet”, do ta vë aktorin e famshëm të filmave aksion përballë me Sajad Gharibi, i njohur si “Hulku iranian” në Londër në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke marrë parasysh që këta dy individë janë absolutisht masivë në vetvete, nuk ka dyshim se kjo luftë do të të futet në histori.

Ford ka ngarkuar një video të tij duke stërvitur me një partner sparring, i cili sapo shkarkon një breshëri grushtash në stomakun e luftëtarit.

Ai shkroi krahas videos: “Unë absolutisht e dua këtë….ne nuk godasim muret, ne shkatërrojmë çelik @boxfitcoaching Ne po e bëjmë një makineri…. Ju premtoj këtë”.

Goditja me grusht në stomak në mënyrë të përsëritur është një praktikë e zakonshme stërvitore në boks pasi i mëson luftëtarit se si të zvogëlojë në mënyrë efektive peshën e goditjes, si dhe të sigurojë që ata të mos lëndohen.

https://www.instagram.com/tv/CWI_1YNqneF/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjithashtu i ndihmon ata të krijojnë rezistencë ndaj goditjeve brutale dhe duket se Martyn me siguri mund të përballojë çdo gjë.

Ai po i përgjigjej Hulkut iranian, i cili së fundmi ka postuar një video ku tregon se si po përgatitej për ndeshjen e boksit.

Gharbi tregoi regjimin e tij të çuditshëm të stërvitjes, i cili e pa atë të grushtonte muret e betonit, të shtrembëronte metale, të përplaste gomat dhe të çante shalqi.

https://www.instagram.com/tv/CWBT9H7osOB/?utm_source=ig_web_copy_link

Në mbishkrimin e postimit të tij, 29-vjeçari tha: “PO KJO ËSHTË PERSONALE… Hulku Iranian nuk ndalet kurrë. Shihemi më 2 Prill @martynfordofficial”.

Forditnuk dukej i impresionuar nga të gjitha gjërat që Gharbi mund të bëjë jashtë ringut sepse, në fund të fundit, rëndësi ka mënyra se si luftoni.

Lufta do të zhvillohet në The O2 në Londër me tifozët që po e presin me padurim këtë përballje gjigante. 

Marketing
Related news