14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Hoxha i drejtohet Ibrahimit: A ka mundësi “Abija” i Alternativës të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë?

Shkup, 25 tetor – Sapo mbaroi ClickPlus, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Një një deklaratë për TV21, dërgon disa pyetje deri te Zeqirija Ibrahimi i Alternativës, i cili ishte në ClickPlus.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Duke qenë të apostrofuar si Lëvizje BESA nga personi që keni në studio mund të komentoj vetëm një gjë: me zor mund të marrësh dhe jo të japësh!

A ka mundësi z.Ibrahimi të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë? Dhe si ka mundësi që ende si opozitë të kenë 3 drejtora dhe atë:

Shtepia Muze – Nena Terezë Shkup
Drejtor i shkolles për fëmijë me invaliditet – (drejtor eshte kandidati i Alternatives në Studenican)
Drejtori i Pallatit të Kulturës Kërçovë – kryetar dege i Alternatives
Ndërkaq Ibrahimi në ClickPlus tha se nëse Besa duan vota nga opozita, ata duhet të dalin nga qeveria fillimisht dhe të dorëzojnë interpelancë ndaj të njëjtës

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img