13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Hetim kundër një personi nga Manastiri i dyshuar për falsifikim parash

Manastir, 1 nëntor – Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka miratuar Urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një banori nga Manastiri i dyshuar për falsifikimin e parave.

Sipas informacioneve të Prokurorisë Publike, më 7 tetor, i dyshuari nga një person i panjohur në afërsi të Bit Pazarit ka marrë para të rreme me qëllim që t’i vërë në qarkullim.

“18 kartëmonedhat prej 500 euro, në gjithsej 558.000 denarë, ka tentuar t’i ndërrojë në një këmbimore në rrugën Belgradska në Shkup. Pronari i këmbimores ka vërejtur se kartëmonedha që i është dhënë për ta këmbyer nuk është e vërtetë dhe menjëherë e ka raportuar, ndërsa tek i raportuari zyrtarët policorë kanë gjetur kartëmonedhat e tjera false, qëndron në kumtesën e PP-së.

Shtohet se prokurori publik ka dorëzuar propozim për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, sepse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët ose të përsërisë veprën.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img