26.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Henry tenton të zbulojë se ku qëndron problemi i Messit te PSG

Thierry Henry ka analizuar situatën e Lionel Messit te Paris Saint-Germani, duke thënë se argjentinasi është i izoluar.

Duket se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka hasur në atë që ndoshta ka menduar, pasi nuk po arrin të gjejë rrugën deri tek goli.

Henry deklaroi se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona nuk ëhstë duke luajtur as në pozitën e tij ideale dhe kjo po e izolon atë.

“Messi është i izoluar, nuk po e ka topin në pronësi. S’do të thosha që është i pikëlluar, por ai është i izoluar. E preferoj më shumë në mes”, ka thënë legjenda e Arsenalit.

Ai vazhdon ende ta vë në pikëpyetje pozicionimin e argjentinasit nën trajnerin Mauricio Pochettino.

“Nuk mendoj se mund të bëjë ndryshim duke luajtur në të djathtë, por unë nuk kam detajet e sakta nga këndvështrimi taktik. Qartësisht kur ti qëndron lart nuk mund të kesh impakt. Rrjedhimisht do të ketë më pak topa në drejtim të tij”, ka shtuar Henry.

Ylli 34-vjeçar ende është në fazën e adaptimit në Ligue 1, teksa nuk shënuar ende gol aty në katër paraqitje deri tash. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img