14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Helmimi në Krujë, tre zyrtarë në hetim

Në vazhdim të hetimeve të kryera për helmimin masiv në Krujë, Prokuroria pranë këtij qyteti njoftoi këtë të mërkurë se ka vënë nën hetim 3 persona.

Ata janë Ledio Çela, administrator i Ujsësjellës-Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafili ,shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në Krujë.

Gazetarja Glidona Daci ka raportuar se ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi sipas prokurorisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në Krujë, duke sjellë për pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve. Të tre këta persona, po ashtu, janë pezulluar nga detyra.

Me qindra qytetarë shkuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës me shenja helmimi javën e fundit të Tetorit. Pas analizave të kryera nga ISHP ka rezultuar se helmimi është shkaktuar nga një bakter.

“Nga analizat e para nga ISHP në një pikë të Ujësjellësin e Krujës dhe ka rezultuar se ka pasur prezencë të bakterit enterokok”, u shpreh për mediat nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku./tvklan.al

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img