6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Haziri pas votimit: Sonte do të fitojnë gjilanasit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka votuar sot bashkë me bashkëshorten dhe familjarët e tjerë.

Me këtë rast, Haziir ka ftuar qytetraët e Gjilanit që të ndajnë pak kohë në këtë ditë për të votuar.

“Të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit, e këtë të diele me gëzim dhe në mënyrë festive të dalin të votojnë dhe të përmbyllin procesin e zgjedhjeve lokale. Është përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdeset për të zgjedhurit tanë. Shfrytëzoni këtë ditë dhe projektoni katër vjetëshin e ardhshëm dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë”, tha Haziri, shkruan lajmi.net.

Ai tha se deri tani s’ka pasur ndonjë problem, përpos atyre teknike që kanë qenë në mëngjes.

“Procesi po fillon pa telashe”, tha ai.

Haziri është pyetur se kush do të fitojë sonte në Gjilan, teksa tha se gjilanasit.

“Kush fiton sonte në Gjilan? Gjilanasit…Si gjithmonë”.

Latest news
Related news