13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Hapet qendra më e madhe tregtare në vend “East Gate Mall”

Shkup, 29 tetor – Qendra më e madhe tregtare në vend “East Gate Mall” do të hapet sot. Ofron përzgjedhje të gjerë të 220 brendeve unike lokale dhe internacionale, ndërsa disponon edhe me kafene moderne, pjesë të veçantë për ushqim me kapacitet prej 800 vizitorësh, hipermarket, sallone për teknikë të bardhë dhe salla të kinemave.

Është siguruar hapësirë parkingu për rreth 2000 automjete, ndërsa molli i vetëm në vend i këtij lloji është i rrethuar me parqe të gjelbra.

Qendra tregtare ndodhet në vendin ku më përpara ka qenë Panairi i Shkupit dhe është vetëm pesë minuta nga qendra e Shkupit.

Pritshmëritë janë se qendra tregtare do t’i ketë rreth 12 milionë vizitorë në vit, ndërsa do të realizojnë qarkullim prej 120 milionë eurosh. Është paraparë të hapen mbi 2500 punësime para së gjithash në sektorin e tregtisë, por edhe në veprimtaritë shërbyese dhe ata të cilët janë kompatibil me tregtinë.

„Fashion Group”, që është pjesë e 200 brendeve të cilat do të përfaqësohen në qendrën tregtare, me rastin e hapjes paralajmëron program të pasur me befasi për vizitorët.

“Fashion Group me agjendë dhe protokolle të përcaktuara saktë, ka befasi për çdo vizitor, duke filluar nga ora 10 për fëmijët në OKAIDI në prani të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, 10:30 në PARFOIS, brendi SPRINGFILD prej orës 11:00, TIMBERLAND 11:30, me argëtim muzikor Fashion & Friends saktë në mesditë prej orës 12, Mango ora 12:30 dhe Dan JOHN ora 13:30, informojnë nga ky grupacion.

Edhe brendet e tjera me rastin e hapjes së vendeve të tyre të shitjes në qendrën tregtare paralajmërojnë një sërë uljesh dhe përmbajtjesh argëtuese për vizitorët.

Qendra tregtare është pjesë e projektit multifunksional „Skopje East Gate” i cili parasheh ndërtimin e kompleksit rezidencial dhe zyrave me bruto sipërfaqe të ndërtuar prej mbi 500.000 м2.

„Skopje East Gate” është pjesë e grupacionit privat investues “Balfin” i cili nga themelimi në vitin 1993 është aktiv në fushën e patundshmërive, shitjen me pakicë, industrinë minerale, turizmin, bujqësinë, energjetikë, shërbime dhe investime.

Investimi i përgjithshëm vlerësohet në 103 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e qendrës tregtare vitin e kaluar ishte nënshkruar marrëveshje prej huas prej 72 milion eurosh me banka vendore dhe të huaja. Ky është projekti i dytë i këtij grupacioni pas ndërtimit të Skopje siti moll të cilin në vitin 2015 ia shiti kompanisë britanike Hystead Limited.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img